TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2025, 20:24

Si në filmat aksion! Makina grabitet në parkim në Lezhë, autori kapet pas ndjekjes në autostradë

Shkruar nga Pamfleti

Si në filmat aksion! Makina grabitet në parkim në Lezhë,

Një ngjarje si në filmat aksion është shënuar këtë mbrëmje në Lezhë, pranë një lavazhi në dalje të qytetit.

Një automjet u vodh vetëm pak minuta pasi drejtuesi e kishte lënë të parkuar.

Shoferi, që mbeti i habitur kur nuk e pa më makinën, njoftoi menjëherë policinë. Uniformat blu reaguan me shpejtësi, nisën ndjekjen dhe ngritën postblloqe në disa akse rrugore.

Pas një operacioni të shpejtë, policia arriti të lokalizojë dhe ndalojë automjetin e vjedhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Autori u kap në flagrancë dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar mënyrën se si u krye vjedhja dhe nëse personi i arrestuar ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Lini një Përgjigje