Orët e para të mëngjesit të sotëm u shënua një shpërthim me tritol në banesën e Mehmet Dukës, babai të Leonard dhe Elis Dukës.
Në lidhje me ngjarjen Mehmet Duka është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.
“Nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët”, ka thënë Mehmet Duka për grupin hetimor.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, pasi në atë banesë nuk jetonte njeri prej disa vitesh, por vetëm dëme materiale.
Sipas grupit hetimor, tritoli ishte vendosur në shenjë paralajmërimi për dy vëllezërit Duka, ku Leonard Duka është arrestuar dhe tjetri ndodhet në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Leonard dhe Elis Dukës janë të shpallur në kërkim për vrasjen e policit Santiago Malkos në 2019. Leonardi u arrestua pak kohë më parë në Bruksel. Ai njihet si kreu i “Klanit Duka”, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt.
Lini një Përgjigje