TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2024, 11:10

Shpërthim me tritol në një banesë pranë Bashkisë së Krujës

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në një banesë pranë Bashkisë

Orët e para të mëgjesit të sotëm, në lagjen Nr. 1, Krujë, në një pallat mbrapa bashkisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Bektash Kani, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Bektash Kani, me profesion roje, deklaron se nuk ka probleme me njeri e po ashtu dy djemtë e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje