TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 09:27

Shpërndanin kokainë në shkolla dhe lokale nate në Tiranë, Policia zbardh emrat e të arrestuarve: Grupi përbëhej nga 35 anëtarë!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin kokainë në shkolla dhe lokale nate në

20 persona nga 35 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan nga Policia e Shtetit pasi shpërndanin drogë në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë operacionit antidrogë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis dhe 5 automjete.

Grupi kriminal vepronte afër shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë e kryeqytetit. Ata ranë në prangat e policisë pas hetimeve 4 mujore, ndërsa shpërndanin drogë në lokalet e natës dhe afër shkollave.

I përfshirë në këtë grup është edhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t'iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. 

Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u kap me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni, të cilën ndodhen në burg.

Pjesë e këtij grupi akuzohet se ishte edhe efektivi i RENA-s, Ervis Shkurta. Ai bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë dhe në momentin kur Sulejmani ka përplasur agjentët e Antidriogës, Shkurta ka njoftuar grupin tjetër që të largohet.

Ndërkohë, publikohen emrat e 20 personave të arrestuar bë kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’.

Emrat e personave të arrestuar:

Rei Ramushi,

Emiljano Birja,

Abdullah Zyberi,

Albjo Shkira,

Kevin Nazari,

Amarildo Jashari,

Florjan Çepa,

Ibez Zebi,

Florjan Miha,

Erol Bardhoshi,

Andrin Bajraktari,

Emiljano Maksutaj,

Hamza Firi,

Albi Bulku,

Maringlen Kolaj,

Armando Disha,

Klodjan Lena,

Altmir Mustafaraj,

Gentjan Agaj,

Flori Lime.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Përshëndetje!

Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit të koduar “Tempulli 3” në kuadër të të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketësn e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementët apo grupe kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale duke bërë pjesë të rinjtë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim të dy megaoperacioneve mbarëkombëtare “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, bazuar në inteligjencën informative, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila regjistrojë procedimin penal me nr. 496 viti 2024.
Pas një hetimi katërmujor, me metoda speciale të Hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:

R. R., 27 vjeç, banues në Tiranë,
E.B., 30 vjeç, banues në Tiranë,
A.Z., 31 vjeç, banues në Tiranë,
A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë,
K. N., 27 vjeç, banues në Tiranë,
A. J., 26 vjeç, banues në Tiranë,
F. Ç., 46 vjeç, banues në Tiranë,
I.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë,
F. M., 20 vjeç, banues në Tiranë,
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë,
A.B., 19 vjeç, banues në Tiranë,
E. M., 28 vjeç, banues në Thumanë, Krujë,
H.F., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë,
M. K., 19 vjeç, banues në Tiranë,
A.D., 19 vjeç, banues në Tiranë,
K. L., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. M., 29 vjeç, banues në Tiranë,
G. A., 24 vjeç, banues në Tiranë,
F. L., banues në Fier, Roskovec

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë gjatë këtij procedimi, konkretisht shtetasit:

E. G., 37 vjeç, E. S., 28 vjeç, I. B., 20 vjeç, Sh. O., 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë, dhe F. Ç., 34 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, falenderojmë prokurorin e këtij procedimi, z. Albert Demirneli dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të procedimit.

Njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve.

Duke përfituar nga rasti dua të garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin e sigurinë, parandalminin, evidentimin dhe goditjen e cdo paligjshmërie, dhe në këtë kuadër i ftoj përsëri që që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

Lini një Përgjigje