Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar dhe mësohet se makina është e llojit “BMW”, në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij dhe sipas policisë, dyshimet janë se kemi të bëjmë me ngjarje të qëllimshme. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e plotë të një akti të tillë.
“Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, informoi sot policia e Vlorës.
Lini një Përgjigje