
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Ervis Shpata është 34-vjeçari që siguronte lëndën narkotike dhe e shiste atë tek katër persona të tjerë.
Ai është arrestuar pas një hetimi disamujor, ndërsa uniformat blu i gjetën 706 gramë kokainë, e cila u sekuestrua.
Gjithashtu, nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasit M. N., 37 vjeç, E. N., 46 vjeç, S. S., 32 vjeç dhe M. N., 44 vjeç, të gjithë banues në lagjen "Uznovë", Berat, të cilët shpërndanin kokainën pasi e blinin nga Shpata. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan sasi të vogla kokaine.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje