TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2023, 11:13

Vrau ish-kunatën, Gjykata e Apelit shton me 5 vite dënimin për Agron Tanushin. E nëna e Jetmirës: Nuk vranë një nuse por një ëngjëll

Shkruar nga Pamfleti
Vrau ish-kunatën, Gjykata e Apelit shton me 5 vite dënimin për
Agron Tanushi

Gjykata e Apelit rrit me 5 vite burg dënimin për Agron Tanushin i cili në 2020 vrau ish kunatën Jetmira Hasani.

Ndërkohë Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 23 vite burg.

Nëna e Jetmira Hasani ishte në gjykatë për të dëgjuar masën e dënimit për atë që i vranë të bijën. 

“Sot në Gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse por një ëngjëll” thotë nëna e moshuar e cila po rrit vetë vajzën e Jetmirës.

Jetmira Hasani u vra  më 16 korrik 2020 në banesën e saj në Bathore të Tiranës. Krimi atëher u tha se ndodhi në sy të vajzës së saj 8-vjeçare.

Prek vitesh Jetmira kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila ishte vendosur më 15 korrik 2020.  Pas krimit, Agron Tanushi ishte larguar së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.

agron tanushi gjykata e apelit shton me 5 vite

Lini një Përgjigje