
Gjashtë persona kanë rënë në pranga nga policia e Pogradecit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1 të qytetit, ku dy persona mbetën të plagosur.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, ku disa persona u përfshinë në një sherr fizik për motive të dobëta, duke përdorur edhe sende të forta. Si pasojë, mbetën të plagosur shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të hetimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç; A. K., 38 vjeç; D. Xh., 33 vjeç; E. Ç., 41 vjeç; N. Ç., 42 vjeç dhe K. N., 37 vjeç
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në lagjen nr.1 Pogradec, në ambientet e një lokali kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa personave dhe ngelën të dëmtuar, me sende të forta shtetasit M. Xh., dhe K. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç, A. K., 38 vjeç, D. Xh., 33 vjeç, E. Ç., 41 vjeç, N. Ç., 42 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 21 vjeç, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje”, ” Shkatërrimi i pronës”, dhe “Prishja e qetësisë publike”", njofton policia.
Lini një Përgjigje