TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2025, 17:03

Aksident në Fier-Levan, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit; 2 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Fier-Levan, makina del nga rruga dhe përplaset me
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit. Fatmirësisht, ndodhen kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “Fordit” ka qenë një parakalim i gabuar i një fugoni i cili i ka prerë rrugën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Aksident në Fier-Levan, makina del nga rruga dhe përplaset me

Lini një Përgjigje