TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2025, 12:54

Kërcënuan me armë një 30-vjeçar, arrestohen dy vëllezër në Tiranë; tjetri shpallet në kërkim 

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënuan me armë një 30-vjeçar, arrestohen dy

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë dhe i treti është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tafaj”, ku tre vëllezërit, kërcënuan viktimën në bashkëpunim me njëri-tjetrin. 

Gjatë kontrollit në banesat e të ndaluarve në Tufinë, u sekuestruan tre armë zjarri dhe municion luftarak.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak", njofton policia. 

Kërcënuan me armë një 30-vjeçar, arrestohen dy

Lini një Përgjigje