TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2025, 09:12

Sherr mes tre personash në Durrës, njëri mbante armë; përfundojnë në spital dy prej tyre 

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes tre personash në Durrës, njëri mbante armë;

Një sherr mes tre personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në lagjen nr. 15 të Durrësit pranë një pike karburanti.

Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka pasur një armë zjarri me vete dhe ka goditur me tytën e saj.

Shërbime të policisë që kanë qenë në zonë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e tyre.

sherr ne durres

Lini një Përgjigje