TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2023, 20:29

Sherr mes të rinjve në Fier, plagoset me thikë një 16-vjeçar; autori në arrati

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes të rinjve në Fier, plagoset me thikë një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një djalë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 në afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi”.

Autori po 16 vjeçar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa shkaqet e plagosjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të ketë qenë një konflikt i çastit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri 16 vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia sa ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili u arratis menjëherë.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit.

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

fier 16 vjeçari

Lini një Përgjigje