TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2024, 14:08

Sherr me armë në Divjakë, shpallet në kërkim 35-vjeçari, procedohet vjehrri i tij

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me armë në Divjakë, shpallet në kërkim

Policia e Divjakës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë pas një konflikti midis tyre.

Sipas policisë, 35 vjeçari dhe vjehrri i tij janë konfliktuar me një 63 vjeçare, të tre banues në fshatin Karavasta e Re, për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.

35 vjeçari është shpallur në kërkim pasi dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri shtetasen.

"Komisariati i Policisë Divjakë shpalli në kërkim shtetasin R. K., 35 vjeç, si dhe procedoi penalisht vjehërrin e tij shtetasin F. D., 66 vjeç, dhe shtetasen N. G., 63 vjeçe, të 3 banues në fshatin Karavasta e Re.

Këta shtetas janë konfliktuar midis tyre për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi. Shtetasi i shpallur në kërkim R. K., gjatë konfliktit dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri shtetasen N. G.. Po punohet për kapjen e tij", njofton policia.

sherr arme divjake

Lini një Përgjigje