TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2023, 11:47

Sekuestrohen 94 mijë dollarë në Rinas, nën hetim dy shtetas nga Libia 

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrohen 94 mijë dollarë në Rinas, nën hetim dy shtetas

94 mijë dollarë amerikanë të padeklaruara janë sekustruar në Rinas. Gjatë kontrollit nga policia kufitare në aeroporin e Rinasit, u gjetën 94.000 dollarë amerikanë që u përkisnin dy shtetasve nga Libia.

Të dy këta shtetas , u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit libianë K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, të dy banues në Libi.

Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë. Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë. Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

sekuestrohen 94 mijë dollarë në rinas

Lini një Përgjigje