TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2023, 10:43

Dyshohet për parcela me kanabis, kontrolle nga ajri me dronë në Malësinë e Madhe; 100 forca policie zbresin në terren   

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet për parcela me kanabis, kontrolle nga ajri me dronë në
Policia e Shkodrës po kryen një operacion anti-kanabis në Malësinë e Madhe. Në operacion janë angazhuar 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.

Operacion i koduar ‘Alpe të pastra’ do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.

Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore  në të gjithë qarkun Shkodër.

Dyshohet për parcela me kanabis, kontrolle nga ajri me dronë në

Lini një Përgjigje