
Një 24-vjeçar nga Devolli u arrestua për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, Flori Hoxha dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Tren, u gjet edhe një armë gjahu, të cilën ai e mbante pa leje.
Ka qenë 19-vjeçarja që ka denoncuar në polici dhunën e bashkëshortit, duke ndërhyrë menjëherë dhe shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Ndaj të riut rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren.
Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;
një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive””, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje