TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2025, 14:28

RENEA sjell në Tiranë Safet Bajrin, i 'forti' i Shkodrës hyn në komisariat duke buzëqeshur (Video)

Shkruar nga Pamfleti
RENEA sjell në Tiranë Safet Bajrin, i 'forti' i
Safet Bajri në komisariat

Bajri u shoqërua tre ditë pasi forcat speciale RENEA zbarkuan në banesën e tij për të kryer kontrolle. Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.

Ka mbërritur në ambjentet e policisë së Tiranës, Safet Bajri.

Bajri u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës me urdhër të SPAK, më pas nën masa të rrepta sigurie Bajri u transferua në Tiranë.

Bajri u shoqërua tre ditë pasi forcat speciale RENEA zbarkuan në banesën e tij për të kryer kontrolle. Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.

Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë, shkuan Report TV.

Mbrojtja nuk konfirmon ti jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie.

Shoqërimi i tij vjen 3 ditë pasi SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij ndërsa firmosi masën e arrestit me burg për Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të akuzuar si pjesëtarë të grupit të Bajrit në kuadër të hetimeve për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.

 

Lini një Përgjigje