TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2025, 13:48

Detaje nga arrestimi i Safet Bajrit, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilalin për vrasjen e Fatbardh Licit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga arrestimi i Safet Bajrit, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Safet Bajrit në Shkodër, me urdhër të SPAK.

Burime pranë SPAK kanë deklaruar se Bajri është arrestuar me urdhër të GJKKO dhe se ndaj tij ka masë arresti. Masë sigurie është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin.

Dyshohet se Safet Bajri bashkëpunoi me Asmer Bilalin për të vrarë Fatbardh Licin dhe masa është për këtë ngjarje.

Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Si ndodhi vrasja e Fatbardh Licit

Fatbardh Lici është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, teksa po pinte kafe në një lokal në lagjen “Kiras”. 

Fatbardh Liçi është një nga personat e dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenaj në vitin 2011 dhe vëllai i Mustafa Licit. 53-vjeçari është edhe kunati (burri i motrës) i biznesmenit Lulzim Kulla, i njohur si i “forti” i Shkodrës. 

Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta. Edhe pse hetuesit u treguan të kujdesshëm për të mos dalë në konkluzione të pavërteta, fisi Bajri lakohej për këto ngjarje kriminale. Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve të Licit nuk ndihmuan për të mbështetur dyshimet e hetuesve, se sulmi po vinte nga Bajrat.

Lini një Përgjigje