TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2025, 13:07

Aksioni i GJKKO në Shkodër, lëshohet urdhër arresti për anëtarin e dyshuar të bandës “Bajri”, Asmer Bilali

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i GJKKO në Shkodër, lëshohet urdhër arresti për

Pas arrestimit të Safet Bajrit, i njohur si një personazh i botës së krimit në Shkodër, janë zbuluar detaje të reja lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.

Bajri akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2018. Arrestimi i tij u krye pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gjithashtu, GJKKO ka lëshuar një urdhër arresti edhe për Asmer Bilalin, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri”. Bilali është një emër i njohur për autoritetet, pasi ka qenë i lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale në të kaluarën.

Dy ditë më parë, forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër, duke intensifikuar hetimet në lidhje me këtë çështje.

 

Lini një Përgjigje