TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2025, 12:54

Alarmi për bombë në shkollën "Turgut Ozal", policia zbardh detaje; çfarë shkruhej në email-in që 'ngriti' në këmbë blutë e Tiranës  

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi për bombë në shkollën "Turgut Ozal",

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”. 

Lidhur me këtë ngjarja, policia sqaron se alrmi është ngritur pas nëj emaili ku thuhej se në amnbientet e kësaj shkolle ishte vendosur një bombë që do të shpërthente për 43 minuta. 

"Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje