TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2025, 08:41

Anëtar i një grupi kriminal, kapet në Gjermani 21-vjeçari shqiptar i kërkua nga SPAK 

Shkruar nga Pamfleti
Anëtar i një grupi kriminal, kapet në Gjermani 21-vjeçari
Foto Ilustrim

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjermani, pasi akuzohet nga SPAK se është anëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën arrest me burg. 

Gjithashtu është arretsuar një 25-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar për t'u ekstraduar në Shqipëri. 

"Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet në Gjermani, një shtetas i akuzuar nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve nëpërmjet Interpol Tiranës, në kohë reale, me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuara, u mundësuan:

-kapja në Gjermani, e shtetasit D. L., 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit B. Ç., 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri", njofton policia. 

Lini një Përgjigje