TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2025, 07:45

Aksident i frikshëm në Kolonjë, makina përplaset me barrierën e betonit; plagoset çifti i bashkëshortëve

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i frikshëm në Kolonjë, makina përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Sipas policisë, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës kanë mbetur të plagosur.

Ata janë nxjerrë nga makina me ndihmën e ambulancës dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

"Në aksin rrugor "Ersekë-Korçë", shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës", njofton policia     

 

Lini një Përgjigje