Publikohen pamjet nga momenti i shpëtimit të tre personave që ndodheshin në automjetin që ra nga ura e Spatharit në Shkodër.
Mësohet se mjeti ka çarë barrierat anësorë të urës në rrugën Shkodër-Vau Dejës dhe ka rënë në lumin Drin. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se brenda makinës ishin 3 persona. Raportohet se ata janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës për mjekim, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

“Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje