TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2024, 08:57

Ra nga lartësia e pallatit që po ndërtohej, punëtori humb jetën në Shëngjin

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga lartësia e pallatit që po ndërtohej, punëtori humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati që po ndertohej.

Viktimë e këtij aksidenti në punë mbeti Emiliano Frroku 28-vjeç, i cili po punonte në katin e 9-të të një objekti në Shëngjin.

Ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dot.

Viktima u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij rasti.

Grupi hetimor po verifikon kushtet e sigurisë në punë dhe dokumentacionin ligjor të kompanisë ku punonte 28-vjeçari, ndërsa pjesë e verifikimeve është bërë edhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

punetori shengjin

Lini një Përgjigje