
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Mësohet se një person ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me ujin dhe më pas me një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës.
Dyshohet se i riu ka prekur në kabllo elektrike të zhveshura në rrugë në lagjen nr.5 duke ndërruar jetë menjëherë.
Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.
Raportohet se viktima është një burrë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje