TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2025, 13:29

Publikohet fotoja kush është 32-vjeçari që mashtroi vëllezërit në Shkodër dhe vendoste gjoba në qytet

Shkruar nga Pamfleti
Publikohet fotoja kush është 32-vjeçari që mashtroi
Zikjan Lela

I riu në foto është Zikjan Lela, që u vodhi celularin dy vëllezërve në Shkodër dhe më pas i mashtroi, duke u thënë se do t’ua kthente në këmbim të parave.

32-vjeçari u kap duke bërë gati çantën, për t’u larguar drejt Tiranës. Ai akuzohet se vendoste ‘gjoba’ në qytetin e Shkodrës.

Po ashtu, dy vëllezërit që ranë pre e mashtrimit të tij, pretendojnë se Lela i ka kërcënuar me pistoletë, por deri më tani, policia nuk ka gjetur armë zjarri.

Grabitja e dy vëllezërve, të cilët më pas edhe i shantazhoi dërgoi pas hekurave shtetasin Zikjan Lela. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku nën kërcënimin e armës 32-vjeçari i ka vjedhur celularin një 24-vjeçari dhe vëllait të këtij të fundit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Return”, kapën dhe vunë  në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç,  lindur në Tiranë  dhe banues në Shkodër. Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës,  i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij,  dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka  marrë por nuk e ka kthyer celularin. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale shumën  e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve”, informoi policia.

zikjan lela shkodër

Lini një Përgjigje