TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2025, 11:07

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Fier, plagoset një nga shoferët!

Shkruar nga Pamfleti

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Fier,

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur ‘Petovë’, në Fier. 

Dy automjete janë përplasur 'kokë më kokë' me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë, një prej drejtuesve ka mbetur i lënduar. 

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. 

Gjithashtu nga përplasja e fortë, mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Një prej makinave është tip "Benz", me targa AA966SV.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje