
Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga e policisë në Shkodër. Mësohet se i riu i mori një celular një 24-vjeçari nën kërcënimin e armës.
Policia thotë se më pas ai i ka kërkuar 24-vjeçarit dhe të riut 20 mijë lekë për kthimin e celularit. Këto para ai i ka marrë, pornuk e ka kthyer celularin.
"Ju mori nën kërcënimin e armës telefonin dy vëllezërve dhe ju kërkoi një shumë parash për t’ju kthyer telefonin, Policia kap dhe vë në pranga autorin.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Return”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Shkodër .
Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, njofton policia.
Lini një Përgjigje