Publikohet fotoja e Eraldo Muçit, 30-vjeçarit nga Memaliaj, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë prej disa ditësh.
Muçi, i njohur si mik i Aleksandër Sadikajt (i vrarë në qershor 2022), rezulton i humbur që prej datës 15 qershor, kur ka pasur për herë të fundit kontakt me familjen.
Zhduket pa gjurmë Eraldo Muçi, shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt: Cilat ishin lëvizjet e tij të fundit
Prej asaj dite, ai nuk është përgjigjur më në telefon dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.
Më 24 qershor, babai i tij, S. Muçi, 73 vjeç, ka bërë kallëzim në Stacionin e Policisë në Memaliaj, duke raportuar se prej 9 ditësh kishte humbur çdo kontakt me të birin.
Sipas burimeve policore, Eraldo Muçi ishte nisur drejt Durrësit, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi vendndodhjen e tij apo vendin ku është parë për herë të fundit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes, ndërsa familjarët dhe të afërmit apelojnë për ndihmë për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e 30-vjeçarit.

Lini një Përgjigje