
Mbrëmjen e sotme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENA kanë filluar kontrolle në disa lagje në qytetin e Elbasanit.
Mësohet e dhjetra efektivë dhe makina policie kanë “blinduar” qytetin duke kryer kontrolle në banës, por edhe në automjete, kryesisht ata me xhama të zinj.
Sipas informacioneve, policia është duke kërkuar për persona që janë në kërkim. Ndër emrat më të shumëkërkuar deri më tani është Talo Çela. Në shumë raste ai është lokalizuar në Elbasan, por asnjëherë nuk është arrestuar.
Po ashtu, operacioni vjen pas pretencës së SPAK, e cila ka kërkuar dënim të përjetshëm për Ardian Çapjan dhe burg mbi 20 vite për vëllanë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Lini një Përgjigje