TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 11:21

Po transportonte armë për t'ua shitur grupeve kriminale, kapet 31-vjeçari në Sarandë 

Shkruar nga Pamfleti
Po transportonte armë për t'ua shitur grupeve kriminale, kapet
Pamje nga arrestimi

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi u kap duke transportuar katër pistoleta të fshehura në automjetin që drejtonte.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët ishin trafikuar në pjesë dhe ishin montuar në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre një grupi kriminal që vepron në Sarandë.

Arrestimi u krye në tunelin e Skërficës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mekanizmi". Sipas Policisë, 31-vjeçari, i cili ka precedentë penalë në fushën e narkotikëve, u ndalua pas informacioneve të siguruara nga strukturat hetimore.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët zbuluan katër pistoleta të fshehura në dyshemenë e makinës. Armët e zjarrit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se hetimet vijojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

"Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda speciale, operacioni i koduar "Mekanizmi".
Transportonte 4 pistoleta, kapet në tunelin e Skërficës, dhe vihet në pranga 31-vjeçari (me precedent në fushën e narkotikëve).

Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t'ia shitur një grupi kriminal në Sarandë.

Sekuestrohen armët e zjarrit dhe automjeti që drejtonte i arrestuari, në dyshemenë e të cilit, ishin fshehur armët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, kryer në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose në grup, përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale dhe për sigurinë e qytetarëve, finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e

Njësisë së Sigurisë Publike, Njësia Fier, dhe me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacionin e koduar "Mekanizmi".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës kanë kryer ndalimin e tij.

Nga kontrollet në automjet u gjetën të fshehura në dysheme, 4 armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas, me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë.
Hetimi vijon me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

transport armesh arrestohet 31-vjecari ne sarande

Lini një Përgjigje