
Dashamir Shehi, drejtues i LZHK-së, i cili në 11 maj garon për koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ në Qarkun e Tiranës, u shpreh se partitë e mëdha po paguajnë para për të mbledhur njerëzit në mitingje.
Në ‘5 pyetje nga Babaramo’, Shehi tha se liderët politikë në mitingje mbajnë shumë fjalime dhe nuk ka entuziazëm.
Ai tha se në mitingje po paguhen për të marrë pjesë.
“Po të fillojmë me kronologjinë janë 35 vjet. Ndryshojnë shumë gjëra, sot populli nuk ka më entuziazëm. E dyta një pjesë së hapësirës. E treta është lodhja, përsëritja e njëjtit personazh.
Kur bëhen mitingje politike njerëzit dalin brohorasin. Në mitingje nuk mbahen fjalime, këta tonët e zgjasin kaq shumë, në botë nuk e zgjasin.
Nëpër botë mitingu është një lloj feste, këtu mitingu ka filluar duke u bërë me pagesë. Ai që e ka këtë mundësi e bën. Kemi parë parti që kur të mbarojmë zgjedhjet nuk kanë për të pasur këtë rezultat dhe pse kanë bërë kaq mitingje”, tha Shehi.
Sipas tij, po të shohësh këtë e bëjnë dhe disa parti të vogla. “E bëjnë për të treguar se ky është tregues i forcës politike. Politika në vetvete ka humbur substancë dhe ka përfunduar te komunikimi”, tha Shehi.
Lini një Përgjigje