TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2025, 17:07

Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, 3 persona të dëmtuar; bllokohet qarkullimi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, 3 persona të
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Murrizit, përgjatë Rrugës së Arbrit. Mësohet se janë lënduar disa persona dhe janë dërguar autoambulanca nga Tirana në drejtim të tunelit.

Mësohet se ata janë dërguar drejt spitalit të Traumës. Për pasojë është bërë mbyllja e tunelit dhe makinat kanë devijuar nga by-passi i Murrizit.

"Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", thekson policia.

Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, 3 persona të

Lini një Përgjigje