TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2025, 13:35

Drogë nga SHBA përmes postës, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Drogë nga SHBA përmes postës, arrestohet 23 vjeçari

Policia ka vendosur në pranga porositësin e një sasie prej 1.07 kg drogë nga SHBA-ja.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari me iniciale G. P., banues në Tiranë. Ndërsa tre ditë më parë u arresua në Shkodër 19-vjeçari me iniciale M. H, që shkoi të merrte drogën në postë.

"Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Pako 2”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga porositësi i pakos me rreth 1.07 kilogramë Cannabis.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje