TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2025, 20:59

Plagosja në Durrës, policia jep detaje: Sherri ndodhi për motive të dobëta, shpallen në kërkim dy autorët

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Durrës, policia jep detaje: Sherri ndodhi për motive

Policia ka reaguar për plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 në zonën e Shkafanës.

Sipas burimeve, u mori plagë në këmbë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. 

Shtetasi me inicialet A.D qëlloi me pistoletë 35-vjeçarin me inicialet M.J. Policia ka identifikuar dy autorët, 35-vjeçarin dhe shokun e tij shtetasi me inicialet R.A të cilët janë shpallur në kërkim.

“Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e Shkafanës, në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, ku sipas njoftimit të Policisë, shtetasi A. D., 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me pistoletë dhe ka plagosur shtetasin M. J., gjithashtu 35 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar si dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A. Të dy janë shpallur në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje