Një konflikt i çastit mes familjarëve ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin M. T., 41 vjeç, dhe kunatin e tij G. M., 54 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi G. M. dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është motra e autorit të dyshuar. Në kulmin e debatit, 41-vjeçari M. T. ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur kunatin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Epo ,po rrafe motren e tjetrit,prite se te vjen,