TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2025, 11:30

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, identifikohen dy autorët 18-vjeçar; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja me armë zjarri në Mamurras, identifikohen dy autorët
Foto ilustruese

Është zbardhur plagosja e ndodhur pasditen e djeshme në Mamurras të Kurbinit, ku u qëllua me armë zjarri 51-vjeçari Marketin (Pjetër) Marku.

Sipas policisë, janë indentfikuar dhe shpallur në kërkim dy 18-vjeçar, Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen "Zef Hoti" në Mamurras.

Sipas hetimeve rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, teksa 51-vjeçari i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia iu kishte kërkuar autorëve që të lëviznin me kujdes me makinë dhe mos të xhironte gomat para portës së shtëpisë së tij.

Kjo ka mjaftuar qe ata të debatojnë me njëri tjetrin dhe njëri nga të rinjtë ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Markut.

Njëri nga plumbat e kapi në dorë 51-vjeçarin, i cili pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Urgjencën e Mamurrasit u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani blutë nuk kanë arritur ende që të bien në gjurmet e autorëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.

Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale”, njoftoi sot policia.

 

plagosje arme zjarri mamurras identifikohen dy autoret

Lini një Përgjigje