TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 12:39

Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Policia ka arrestuar 49-vjeçarin Ilir Topçiu pasi plagosi me thikë fqinjin Olgert Vesho 37-vjeç.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ngjarja ndodhi në Pogradec, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë fqinjin.

37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4 Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:

Ilir Topçiu, 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin Olgert Vesho, 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë). 37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje