TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2024, 22:39

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Greqi, arrestohet 15-vjeçari shqiptar; në pranga edhe babai i tij

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Greqi, arrestohet

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Markopoulos.

Dy të miturit janë përleshur për një xhaketë dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke plagosur tjetrin në krah.

Ngjarja u pa nga një polic jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe babain e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

plagosje thike greqi shqiptar

Lini një Përgjigje