
Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë rreth orës 19:30 në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i Zi" në Fier. Dy orë më pas është arrestuar autori.
Ngjarja është parë edhe nga qytetarët.
Sipas burimeve i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.
"Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.
16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes."-njofton policia.
Lini një Përgjigje