TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2023, 11:41

Përplasi për vdekje 47-vjeçarin me motor, arrestohet shoferi në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 47-vjeçarin me motor, arrestohet shoferi

Është arrestuar autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Çukë-Fanar i cili përplasi për vdekje një person që udhëtonte me motor.

Sipas burimeve policore të Sarandës bëhet me dije se është arrestuar 51-vjeçari Theofan Kaishi, autor i aksidentit ku humbi jetën Mariglen Dauti, 47-vjeç, banor i fshatit Metoq.

Kaishi, njëherësh edhe autor i aksidentit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Hyndai në aksin rrugor Çukë-Fanar kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mariglen Dauti, i cili nga përplasja ka ngelur i vdekur në vend.

Pritet konkluzioni hetimor eksperti autoteknik të përcaktohet edhe shkaku. Duhet thënë edhe fakti që aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ka qenë në errësirë të plotë.

 

motor arrestim sarande

Lini një Përgjigje