
Një 50-vjeçar është arrestuar për përndjekje dhe kanosje ndaj një vajze 22-vjeçare.
Ai dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar me fjalë viktimën, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet një thikë.
Policia e Korçës ka ndërhyrë menjëherë pas denoncimit të vajzës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka kanosur me fjalë një 22-vjeçare.
Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik, 50-vjeçarit iu gjet një mjet prerës thikë”, njoftoi Policinë .
Lini një Përgjigje