
Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një efektiv qëlloi ndaj një 45-vjeçari. Fillimisht u tha se i plagosuri Lorenc Kosta i kishte ngacmuar partneren efektivit Erion Goxhara. Por duke parë dinamikën e ngjarje, dyshimet janë se 45-vjeçari ka pasur lidhje dashurore me gruan e tij.
Si duket efektivi e ka zbuluar këtë lidhje dhe ka tentuar të vrasë 45-vjeçarin, ai e ka ndjekur me makinë dhe në një moment i ka bërë pritë, duke qëlluar me afro 5 plumba ndaj tij. Pas të shtënave ai madje i ka bërë dhe foto me celular 45-vjeçarit, i cili ishte i shtrirë në trotuar. Fatmirësisht e kapi vetëm një plumb në këmbë dhe ai është jashtë rrezikut. Efektivi është në arrati dhe po punohet për kapjen e tij.
Lini një Përgjigje