TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2025, 11:53

Pa patentë dhe me drogë në makinë, kapet 35-vjeçari në Tiranë; theu arrestin shtëpiak 

Shkruar nga Pamfleti
Pa patentë dhe me drogë në makinë, kapet 35-vjeçari
Foto Ilustrim

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga verifikimet e kryera nga “Rrugorja” në një kontroll rutinë, rezultoi se 35-vjeçari nuk kishte leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet me xhama të zinj dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, me qëllim kryerjen e verifikimeve.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arrestim tirane

Lini një Përgjigje