Gazetari Spartak Koka ka sqaruar rolet e secilit nga personat e grupit kriminal prej 11 personash që u godit nga SPAK.
Gazetari shpjegon lidhjet mes emrave që paraqiten në skemën e hartuar në emisionin “Opinion” si dhe për çfarë dyshohet secili prej tyre.
Deri më tani janë arrestuar 5 persona ndërsa pjesa tjetër është ende në kërkim.
Pjesë nga biseda në studio:
Spartak Koka: Të gjithë këta persona këtu janë të akuzuar nga SPAK. Ervin Mata, Ismail Zeneli alias Luan Sadria dhe këtu SPAK ka bërë një verifikim në regjistrin e gjendjes civile, madje ka shkuar edhe në varreza dhe ka provuar se identiteti i vërtetë i shtetasit Ismail Zeneli është Luan Sadria dhe është bërë birësimi nga ana e tezes së tij dhe në të vërtetë ai më pas ka marrë këtë identitet, Ismail Zeneli ndërsa në gjendjen civile rezultojnë se janë të dy emra të njëjtë.
Blendi Fevziu: Të dy?
Spartak Koka: Të dy emrat rezultojnë të jenë të gjallë, ndërsa Ismail Zeneli, identiteti i dytë i Luanit ka marrë pasaportë dhe kartë identiteti, pasaportë biometrike, Luan Sadria nuk ka aplikuar asnjëherë. Kjo u provua nga hetimi për vrasjen e shtetasit shqiptar Xhem Krasniqi, ngjarje e ndodhur në Britaninë e Madhe ku autorë të dyshuar ishin dy shtetasit Edmond dhe Albert Nela dhe nga kjo u provua, madje kanë shkuar dhe në varreza për ta provuar dhe për të dalë te skema se shtetasi Xhem Krasniqi në të vërtetë nuk është shtetasi Xhem Krasniqi, por është shtetasi Guximtar Sadria, vëllai i Luan Sadrisë apo Ismail Zenelit dhe përgatitja e kushteve për vrasjen e tyre bëhej në funksion të hakmarrjes.
Blendi Fevziu: Po Ergys Dashi kush është?
Spartak Koka: Ergys Dashi është një personazh për të cili Artan Hoxha ka nxjerrë një video atëherë ekskluzive në mediat shqiptare, të vrasjes së tij në Ekuador dhe është linjë dhe lidhje e Ismail Zenelit ku flet Ismail Zeneli ose Luan Sadria me Eraldi Breçanin dhe Besmir Muratin për shtetasin Ergys Dashi.
Blendi Fevziu: E çfarë thonë?
Spartak Koka: Duhet t’i hapim sepse ka një volum informacionesh dhe përgjimesh të transkriptuara nga SPAK dhe të kaluara në GJKKO të cilat janë shumta dhe janë të ndara sipas episdoeve dhe normalisht përmendin në mënyrë të detajuar. Bujar Ajeti për shembull që të flasim për këta persona sepse Ismail Zeneli, Besmir Murati, Eraldi Breçani dhe Arjan Sulejmani akuzohen për trafikim të narkotikëve e kryer në bashkëpunim, këta persona dhe kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të sturkturuar kriminal. Nga ana tjetër kemi rastin e Dedan Gjonit i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe për shpërdorim detyre. Në një nga episodet e evidentuara nga SPAK , të paktën sipas komunikimit të bëra mes Luan Sadrisë dhe Bujar Ajetit mos gaboj, evidentohet se kanë hyrë në Drejtorin e Policisë së Elbasanit për të takuar Dedan Gjonin dhe për t’i nxjerrë ai nga sistemi TIMS dhe nga igjoba, për gjobat të cilat mund të kishin marrë automjetet në pronësi të vëllezërve Nela. Pra tregojnë që edhe zyrat dhe ambientet sipas SPAK, të Policisë së Shtetit janë përdorur në funksion të posedimit të informacioneve për të kryer veprimtarinë kriminale.
Albert prenga dhe Bajram Grabova. Bajram Grabova sipas të dhënave dyshohet të jetë shoferi i Albert Prengës i cili është në rolin e porositësit dhe trafikuesit të lëndës narkotike. Flasim për 150 kg hashash, për lëndën narkotike të kapur në datën 3 nëntor të vitit 2020. Për shtetasin Erzen Breçani flitet për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale pasi dyshohet se ka marrë nga djali i tij një shumë prej 350 mijë eurosh me dashje, në dijeni të plotë që burojnë nga aktiviteti i paligjshëm.
Lini një Përgjigje