
Blerina Meta, bashkëshortja e të ndjerit Pëllumb Meta, i cili u vra nga fëmijët e tij, nuk është lejuar të marrë pjesë në varrimin e 50-vjeçarit.
Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 50-vjeçarit.
Ajo nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj. Kjo për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre.
Blerina Meta është shoqëruar nga Policia e Durrësit deri në familjen e babait të saj në Laç.
Hysen Meta, djali 25-vjeçar, i viktimës Pëllumb Meta, ka dëshmuar para policisë se ka qenë ai personi që ka kryer krimin.
Sot është zbardhur dhe dëshmia e djalit, i cili ka thënë se gjithçka ishte e planifikuar.
Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm një ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit. Fillimisht ishte vajza e familjes Meta, 19-vjeçari Hygerta Meta që mori përsipër krimin e rëndë, duke dëshmuar se e kishte vrarë ajo babanë pasi donte ta fejonte pa dëshirë. Por pas hetimeve dhe ekzaminimeve të armës, ku edhe u zbuluan gjurmët e gishtërinjve, rezultoi se vrasja është kryer nga 25-vjeçari Hysen Meta.
Lini një Përgjigje