TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2025, 13:23

Ngritën 'shtëpi bari' në Itali, arrestohen 4 shqiptarë 

Shkruar nga Pamfleti

Ngritën 'shtëpi bari' në Itali, arrestohen 4

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali, pasi u zbulua se kishin ngritur 'shtëpi bari'. 

Era e marijuanës ishte aq e fortë, sa pavarësisht pyjeve përreth, policia dyshoi dhe filloi të monitoronte depon zyrtarisht të braktisur.

Dy javë më vonë, u zbulua një fermë kanabisi që çoi në pranga  4shqiptarët, si dhe u sekuestruan 64 kilogramë marijuanë.

Ngjarja ndodhi në zonën e Pavias, konkretisht midis Varzi dhe Santa Margherita di Staffora. Karabinierët arrestuan katër shqiptarë, të cilët tani po mbahen në burgun e Pavias. Të katërtit akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre.

Autoritetet thanë se zbuluan edhe një kasolle, bashkë me serën e marijuanës.

Arrestimi i grupit u realizua gjatë natës midis të hënës dhe të martës, më 1-2 dhjetor. Policia ndaloi dy nga të katër personat pranë qytetit të Varzit. Pak më parë, ata kishin ngarkuar 21 qese plot me marijuanë në pjesën e pasme të një furgoni dhe kishin dalë nga depoja.

Në të njëjtën depo, pasi arrestuan dy të parët, oficerët më vonë zbuluan dy bashkëpunëtorët, të cilët u arrestuan gjithashtu, informon media italiane.

Brenda objektit ndodheshin qindra vazo që përmbanin mbetjet e bimëve të marijuanës, si dhe rrënjë hashashi. Me sa duket, pajisjet e nevojshme për kultivimin e kanabisit përfshinin plehra, ajrosës dhe llamba. Drogat dhe mjetet u sekuestruan si prova materiale. 

Lini një Përgjigje