TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2025, 11:35

Përplasi për vdekje këmbësorin gjatë orarit të shërbimt, AMP arreston oficerin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje këmbësorin gjatë orarit të

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv, i cili përplasi për vdekje një shtetas.

Polici me iniciale D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, ishte gjatë shërbimit kur ndodhi aksidenti fatal.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00, ku efektivi duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Maliq – Lozhan, përplasi për vdekje 67-vjeçarin Bashkim Hida, banues në Maliq.

Ai u arrestua si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë", njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje