
Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar për dhunën ndaj 35-vjeçarit Petrit Paloka, një natë më parë në Rrilë të Lezhës.
Sipas burimeve emri i tij nuk është zbuluar për arsye se hetimi vijon ende. Blutë kanë këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve për të parë lëvizjet e makinës me të cilin lëvizte autori për t’i krahasuar me pamjet e siguruara pranë vendit të ngjarjes.
Petrit Paloka u nxorr me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas u godit me shkop bejsbolli, duke marrë lëndime të rënda.
Para bluve, Petrit Paloka ka deklaruar se nuk i ka njohur dhunuesit.
“Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, është shprehur i riu.
Sakaq, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e autorëve. I riu aktualisht është në spitalin e Traumës.
Lini një Përgjigje