TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2025, 13:27

Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës, autorët babë e bir; policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës, autorët
Policia e Kukësit

Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 27 nëntor, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.

Dy persona, babë e bir, Xheme Mena dhe Misin Mena dyshohet se janë autorët. Në pranga është vënë babai, ndërsa djali është shpallur në kërkim.
Po ashtu është sekuestruar automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.

"Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir).

Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët, shpallet në kërkim djali i tij.

Sekuestrohet automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i hetimeve të thelluara me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur në lagjen Drinas, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan operacionin policor të koduar “Drinas”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta shtetas, më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.

policia e kukësit rrestohen babë e bir

Lini një Përgjigje